07:59 / E Shtunë, 26 Tetor 2019 / indeksADMonline

Sot bëhet ecja tradicionale “Zbulimi Hershëm-Mbijetesë”

Sot mbahet manifestimi ecja tradicionale “ Zbulimi Hershëm – Mbijetesë”, i cili ka për qëllim vetëdijesimin ndaj sëmundjes së kancerit të gjirit dhe përçimin e mesazhit vetëdijësues për kontrolle të rregullta me qëllim zbulimin e hershëm të kësaj sëmundje e cila siguron mbijetesën.

Ndryshe Klinika e Onkologjisë po ofron kontrolle me ultrazë pa participim për të gjithë personat që vizitohen këtë muaj tek onkologu.

Sipas statistikave nga janari i këtij viti në Klinikën e Onkologjisë në Prishtinë janë paraqitur 325 raste me kancer të gjirit te femrat. Deri më tani numri i grave me kancer të gjirit është rritur për 3 deri ne 4 %.

Kanceri i gjirit është një sëmundje që prek edhe meshkujt. Sipas onkologeve, në Kosovë, çdo vit lajmërohen 10 meshkuj të sëmurë nga ky lloj kanceri.

Muaji tetor, në gjithë botën është muaji i ndërgjegjësimit për luftimin e kancerit të gjirit.

Ky manifestim do të transmetohet drejtpërdrejt nga televizioni për shëndet dhe mjekësi MEDICAL TV-Premium Healthy Channel dhe Agjencia e Lajmeve KosovaPress, duke filluar nga ora 12:00.