07:16 / E Hënë, 24 Shkurt 2020

Sot bëhet konstituimi i tri komisioneve parlamentare

Sot do të bëhet konstituimi i Komisionit për Bujqësi, Pylltari, zhvillim Rural, Infrastrukturë dhe Mjedis.

Mbledhja e këtij komisioni nis në ora 10:00, në sallën N 302.

Gjithashtu sot do të bëhet edhe konstituimi i dy komisioneve të tjera. Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve, në sallën  N 10  nga ora 10:00, transmeton Indeksonline.

Si dhe nga ora 11:00, do të bëhet konstitumi i Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione.

Salla N 204 në ndërtesën  Kuvendit të Kosovës./Indeksoline/