07:30 / E Enjte, 04 Qershor 2020 / indeksADMonline

Sot ceremonia zyrtare e marrjes së detyrës nga kryeministri Avdullah Hoti

Dje Kosova u bë me udhëheqje te re shtetërore, teksa sot në ora 09:00 do të zhvillohet edhe ceremonia e marrjes së detyrës nga Kryeministri i sapo zgjedhur, Avdullah Hoti, raporton Indeksonline.

“Njoftohen përfaqësuesit e medieve se ceremonia e marrjes së detyrës nga Kryeministri i zgjedhur, Avdullah Hoti, do të mbahet nesër (E enjte, 04 qershor 2020) me fillim në ora 09:00”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Kujtojmë që dje përmes një videomesazhi, ish-kryeministri Albin Kurti tha se “Nesër nuk do ta bëj pranim –dorëzimin, sepse nuk mund ta pranojë atë që e shkarkova, ndërkohë që edhe u dorëzua te presidenti”./Indeksonline