09:23 / E Enjte, 24 Tetor 2019 / indeksADMonline

Sot, derbi i “nxehtë” i Superligës, Prishtina përballë Dritës

Sot zhvillohet derbi i xhiros së 11-të të Superligës në mes të Prishtinës dhe Dritës.

Nga ora 18:00, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë zbresin dy skuadrat me rivalitet të madh si në fushë ashtu edhe në tribuna.

Gjatë kësaj ndeshje pritet spektakël nga dy tifozëritë, Plisat në përkrahje të Prishtinës dhe Intelektualët në mbështetje të Dritës.

Kryeqytetasve fitorja i duhet për t’iu afruar kreut të tabelës që aktualisht është i Gjilanit.

Derisa Drita me një fitore do të kishte pikë të barabarta me rivalët e qytetit.

Nga ora 14:00 zhvillohet edhe ndeshja tjetër në mes të Ballkanit dhe Flamurtarit. /IndeksOnline/