14:40 / E Hënë, 04 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Sot dhurohen 2 bileta falas për ndeshjen ndaj Anglisë

Sot nga ora 20:00, Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se do ta shpallë fituesin e dy biletave për ndeshje ndaj Anglisë.

Fituesi do të përcaktohet krejt rastësisht pas komenteve të bëra dhe pëlqimeve në rrjetin social Instagram.

“Sonte në orën 20:00 shpallet fituesi i biletave për ndeshjen Kosova – Anglia”, shkruan faqja zyrtare e FFK-së, në këtë rrjet social.

Kosova – Anglia, zhvillohet me 17 nëntor në “Fadil Vokrri” dhe është ndeshja e fundit kualifikuese për dardanët.

Kurse, tri ditë më herët Kosova luan ndaj Çekisë në udhëtim.