08:04 / E Shtunë, 07 Prill 2018 / indeksADMonline

Sot, dita e kampionëve

Dy ligat prej më të fortave në futbollin evropian, Premierliga Angleze dhe Bundesliga Gjermane mund të zyrtarizojnë emrat e kampionëve të ri. Superderbi i rivalëve lokal mes skuadrave të Manchesterit mund të nxjerrë kampionin e ri.

Skuadra e Pep Guardiolës synon fitoren pas debaklit nga Liverpoolit për të arritur suksesin më të madh të këtij sezoni. Ndeshja fillon nga ora 18:30.

Edhe Bayern Munchen synon fitore në udhëtim te Augsburg për të konfirmuar titullin kampion. Ndeshja fillon nga ora 15:30./Indeksonline/