09:50 / E Premte, 28 Janar 2022 / B O

Sot ditë e madhe e transfereve, Juve, Barça, Reali, Liverpooli, Interi, e Arsenalin kanë risi për fansat!

Dita e sotme pritet të jetë mjaft aktive në tregun e transferimeve.

Juventusi gjatë orëve në vijim pritet të zyrtarizojë blerjen e madhe të Vlahovic. Serbi pritet ti kushtojë rreth 70 milionë euro Juventusit.

Këtë të premte Barcelona do të zyrtarizojë rikthimin e Adama Traore. Ylli spanjoll do të huazohet deri në fund të sezonit, me mundësi të blerjes së kartonit për 30 milionë euro.

Real Madridi poashtu pritet të ketë zhvillime konkrete për transferimin e Tchoamenit.

Liverpooli është shumë pranë goditjes së madhe, blerjes të yllit kolumbian, Luis Diaz. Ylli i Portos raportohet se ka arritur marrëveshje me Reds.

Interi pas zyrtarizimit të Gosens, sot pritet të ketë konkretizim për Caicedon.

Arsenali do ta zyrtarizojë sot blerjen e portierit amerikan, Turner, ndërsa pritet të ketë zhvillime rreth shitjes së Bernd Lenos./Indeksonline/