11:55 / E Mërkurë, 29 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Sot ditë emocionuese për Ramush Haradinajn, e kujton një datë të rëndësishme (Video)

Sot janë bërë pesë vite që kur Ramush Haradinaj dhe dy bashkëluftëtarët e tij, Lahi Brahimaj e Idriz Balaj u shpallën të pafajshëm në Hagë.

Pesë vite më parë Gjykata më e lartë ndërkombëtare shpalli vendim për lirim nga të gjitha akuzat për Ramush Haradinajn, Lahi Brahimajn e Idriz Balaj.

Ishte kryetari i trupit gjykues atëbotë, Bakone Justice Moloto që shpalli deklarimin se tre të akuzuarit janë të lirë dhe mund të kthehen në Kosovë.

Avokati i Ramush Haradinajt, Ben Emerson kishte thënë pas lirimit të klientit të tij se ish-prokurorja e Gjykatës së Hagës, Carla Del Ponte duhet t’i kërkoj falje Ramush Haradinajt dhe gjithë kosovarëve për gabimet e bëra në atë proces./Indeksonline/