09:17 / E Hënë, 13 Korrik 2020 / C E

Sot ditëlindja e 90-të e Kupës së Botës, kishin marrë pjesë vetëm 4 skuadra evropiane

Me 13 korrik 1930 filloi një nga ngjarjet më të mëdha të futbollit botëror që ndër vite u kthye në spektaklin më të shumëpritur dhe ndër të tjera edhe fitimprurës.

Kampionati i Parë Botëror u zhvillua në Uruguai ku midis shumë kritikave dhe shumë pesimistëve në të morën pjesë 13 skuadra, shkruan Indeksonline.

Topi i përdorur

Gara më shumë i ngjante një kupe latino-amerikane pasi që vetëm katër kombëtare evropiane morën pjesë në atë Botëror.

Franca, Jugosllavia, Rumania dhe Belgjika udhëtuan me një anije të përbashkët me për dy javë për të shkuar drejt vendit organizator, që i kishte paguar të gjitha shpenzimet e mysafirëve.

Ata derisa kalonin atlantikun bënin vetëm gjimnastikë, pasi që ata pak topa  që i kishin marrë me vete patën përfunduar në oqean.

Vapori “Conte Verde” që udhëtuan kombëtaret evropiane

Lucien Laurent i Francës është golashënuesi i parë i Kupës së Botës pasi realizoi në ndeshjen e parë, në fitoren ndaj Meksikës 4-1.

Lucien Laurent

Organizatorët u shpallën kampion pasi mposhtën Argjentinën në finale me rezultat 4-2.

Ndeshjet u zhvilluan në tri stadiume të ndryshme në kryeqytetin e Uruguait, Montevideo.

Që atëherë janë zhvilluar 21 Kupa të Botës, ku prinë Brazili me pesë tituj e ndjekur nga Italia dhe Gjermania me nga katër tituj.

Kupa e Botës nuk u zhvillua për 12 vjet në kohën e Luftës së Dytë Botërore (1938-1950) dhe trofeu ishte ruajtur në një kuti këpucësh në Itali. /IndeksOnline/