11:41 / E Diele, 19 Mars 2023 / Gj. Sh

Sot dy derbi të zjarrtë në Serie A

Sot në kampionatin italian do të zhvillohen dy derbi tepër të zjarrë.

Më fillim nga ora 18:00, në ”Stadio Olimpico” do të zhvillohet derbi lokal mes Lazios dhe Romës, shkruan IndeksOnline.

Pak minuta pas përfundimit të kësaj ndeshje, do të luhet edhe një nga ndeshjet më të mëdha në futbollin italian.

Më fillim nga ora 20:45, skuadra e Interit do të jetë nikoqire e Juventusit.

Pos këtyre dy ndeshjeve derbi, në Serie A sot zhvillohen edhe tre ndeshje tjera.

Nga ora 12:30, Sampdoria do të përballet me skuadrën e Veronas.

Lideri aktual, Napoli do të luaj në udhëtim te skuadra e Torinos, ndërsa Fiorentina do të jetë nikoqire e Lecces.

Të dy këto takime do të nisin nga ora 15:00./IndeksOnline/