08:51 / E Shtunë, 14 Tetor 2023 / Gj. Sh

Sot dy ndeshje në Superligën e Basketollit, vëmendja te derbi prizrenas

Sot zhvillohen dy ndeshje mjaftë interesante në Superligën e Basketbollit, të vlefshme për javën e katërt.

Ndeshja e parë e ditës së sotme luhet mes Istogut dhe Sigal Prishtinës, shkruan IndeksOnline.

Istogu deri më tani kanë një fitore dhe dy humbje, ndërsa skuadra nga kryqyteti numëron dy fitore dhe një humbje. Kjo ndeshje zhvillohet nga ora 17:00.

Ndeshja kryesore e ditës së sotme është derbi lokal mes Bashkimit dhe Proton Cable Prizrenit.

Bashkimi e nisi me dy fitore, por më pas pësoi nga Istogu, kurse Proton Cable Prizreni e nisi me dy humbje, e më pas erdhi fitorja ndaj Vëllaznimit.

Kjo ndeshje nis nga ora 19:00./IndeksOnline/