09:32 / E Diele, 29 Nëntor 2020 / Blerim

Sot dy ndeshje të forta në Superligë, vëmendjen e merr derbi i Gjilanit

Sot në tërmine të ndryshime do të zhvillohen dy takime mjaft interesante në Superligën e Kosovës në futboll.

Feronikeli në Drenas e pret Trepçën ’89 për të zhvilluar takimin e xhiros së 15’të në Superligën e Kosovës në futboll, shkruan IndeksOnline

Por, sot e gjithë vëmendja do të jetë te derbi  i madh kosovar, ndërmjet Gjilanit dhe Dritës.

Edhe pse ky takim do të zhvillohet pa tifozë, pritet që skuadra në fushë të japin maksimumin.

Kujtojmë se Drita qëndron më mirë se Gjilani me pikë, ku aktualisht ka 27 dhe merr vendin e dytë në tabelë, e “Skifterat” mbajnë vendin e katër me plotë 23 pikë.

Pra, ndeshja Feronikelit – Trepça’89 fillon nga ora 13:00, e Gjilani – Drita nisë me fillim nga ora 13:30.