11:31 / E Diele, 04 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Sot feston ditëlindjen Fatmir Limaj, kaq vite i ka mbushur

Fatmir Limaj sot feston ditëlindjen e 47-të të tij. Lideri i Nismës për Kosovën, njëherit zëvëndëskryeministri i Republikës së Kosovës lindi më 4 shkurt të vitit 1971 në Kosovë.

Limaj është politikan, jurist dhe ish komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërsa më parë ka qenë edhe Ministër i Transportit dhe i Postë-Telekomunikacionit gjatë viteve 2007 – 2010.

Limaj ka lindur në fshatin Banjë të Malishevës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse Shkollën e Mesme Bujqësore, Fakultetin Juridik, dhe Magjistraturën i kreu në Prishtinë. Ai jeton në Prishtinë dhe ka katër fëmijë.

Në ditëlindjen e 47-të të tij, Limaj ka marrë urim nga njëri nga këshilltarët e afërm të tij, Leotrim Berisha./Indeksonline/

Temat: