13:04 / E Premte, 28 Qershor 2019 / indeksADMonline

Sot feston ditëlindjen, kështu dukej Adrola Dushi në fëmijëri

Konsiderohet si një nga femrat më të bukura dhe më të suksesshme shqiptare.

Ish-missi dhe modelja e njohur nga Shqipëria, Adrola Dushi sot po feston ditëlindjen, e me këtë rast ajo ka marrë urime të shumta, shkruan Indeksonline.

E njohur për bukurinë e saj natyrale, Adrola ditë më parë publikoj disa imazhe nga fëmijëria në të cilat dukej simpatike dhe me shumë pak ndryshime që nga ajo kohë e deri më sot.

Adrola përveç një karriere të suksesshme në vendlindje, prej kohësh është zhvendosur në ShBA ku edhe po vazhdon si modele për marka të njohura botërore.

Sot në ditën e saj speciale Adrolës i urojmë plotë vite të shëndetshme dhe të suksesshme./Indeksonline/