12:12 / E Hënë, 18 Nëntor 2019

Shkurte Fejza, sot, feston ditëlindjen, kaq vjet ka mbushur

Bilbili i këngës popullore shqiptare, Shkurte Fejza, sot feston ditëlindjen.

Ajo ka mbushur 58 vjet, derisa ka mbi 44 vjet që qëndron me sukses në skenën muzikore shqiptare.

Prej vitit 1975, kur ajo mori pjesë në festivalin “Takimet e Majit” në Prizren dhe u shpërblye me çmimin “Debutantja më e suksesshme”.

Ajo vazhdon edhe sot të sjellë muzikë të bukur për publikun, teksa ajo njihet si një nga këngëtaret më të pëlqyera të zhanrit në të cilin këndon. /Indeksonline/