09:41 / E Diele, 17 Shtator 2023 / Gj. Sh

Sot finalja e Superkupës së Kosovës, Trepça kërkon hakmarrje ndaj Pejës

Sot zhvillohet finalja e Superkupës së Kosovës në Basketboll.

Kampioni i Kosovës, KB Peja do të përballet me nënkampionin, skuadrën e KB Trepçës, shkruan IndeksOnline.

Ndeshja zhvillohet në palestrën “13 Qershori” në Suharekë, më fillim nga ora 17:00.

Peja në gjysmëfinale ka mposhtur skuadrën e Golden Eagle Yllit, ndërsa Proton Cable Prizrenit në çerekfinale.

Në anën tjetër, Trepça ka triumfuar ndaj Sigal Prishtinës në gjysmëinale, kurse në çerekfinale eliminuan skuadrën e Bashkimit./IndeksOnline/