07:54 / E Hënë, 04 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Hapet sot, edicioni i tretë i Festivalit Ndërkombëtar të Teatrove

Sonte hapet edicioni i tretë i festivalit ndërkombëtar të teatrove “Prishtina International Theater Festival”.

Edicioni i tretë do të zgjasë nga 4-9 nëntor 2019, ndërsa në programin garues do të jepen pesë shfaqje, të trupave teatrore nga Greqia, Bullgaria, Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Kroacia.

Fillimisht në orën 11:00 do të mbahet një konferencë shtypi në teatrin e AAB “Faruk Begolli.”

Hapja solemne do të bëhet në orën 19:00, ndërsa do të shfaqet edhe shfaqja “Bretkosa” më regji të Burbuqe Berishës.