18:29 / E Diele, 22 Nëntor 2020

Sot janë regjistruar shtatë raste me Covid-19 në Malishevë

Sot në territorin e Komunës së Malishevës, janë regjistruar shtatë raste të reja me covid-19. Të dhënat janë konfirmuar nga ana e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, në komunikimin e rregullt me Komunën e Malishevës, si dhe me kontaktet në terren.

Raste e reja të regjistruar sot janë në këto vendbanime: 4 raste në Shkarashnik dhe nga 1 rast në Bellanicë, Malishevë dhe Llazicë, ndërsa numri i rasteve është 91.
Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës është kjo: Nga fillimi i pandemisë e deri më sot, gjithsejtë janë regjistruar 388 persona të prekur me covid-19, prej tyre 270 janë shëruar, dhe aktiv me covid-19 janë edhe 91 persona.