10:31 / E Diele, 08 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Sot kompletohen çerekfinalistët e Kupës, ja duelet

Kupa e Kosovës sot do t’i mësojë emrat e katër skuadrave të radhës që do të jenë pjesë e fazës çerekfinale.

Këtë të diel, tetë skuadra do të luftojnë përballë njëra tjetrës për të marrë një biletë që mundëson kalimin në fazën tjetër.

Në stadiumin “Fadil Vokrri” të kryeqytetit, FC Prishtina do të takohet me Arbërinë nga Dobraja, e cila në këtë ndeshje do të jetë në rolin e skuadrës nikoqire.

Gjilani e pret 2 Korrikun në shtëpi, Trepça i bën ‘konak’ rivalëve rajonal të Vushtrrisë, ndërkohë në Prizren takohen Liria dhe Ferizaj./Indeksonline/