09:45 / E Shtunë, 07 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Sot luhet Kupa e Kosovës, na presin super ndeshje

Sot luhen katër ndeshjet e para të fazës së 1/8 të finales së Kupës së Kosovës në futboll.

Ndeshja më interesante pa dyshim e kësaj faze është ajo ndërmjet Ballkanit dhe Trepçës 89, e cila zhvillohet sot me fillim nga ora 12:30.

Skuadra nga Theranda, kërkon të mbetet e pa mposhtur në tempullin e vetë, në Suharekë, ndërsa Trepça 89 do të tentojë ta eliminojë skuadrën e Ismet Munishit nga kjo garë.

Ka qenë vet trajneri, Munishi i cili ditë më parë ka deklaruar se pikërisht Trepça 89 është një nga skuadrat favorite për ta fituar Kupën e Kosovës, andaj edhe ai e di se sa vështirë do ta ketë skuadra e tij ndaj skuadrës nga Mitrovica.

Tri ndeshjet tjera që zhvillohen sot janë  Drenica – Dardana, Feronikeli – A&N dhe Vitia – Dukagjini.

Ndërkohë që gjatë ditës së nesërme zhvillohen edhe katër ndeshjet tjera, Trepça – Vushtrria, Liria – Ferizaj, Gjilani – 2 Korriku dhe Arbëria – Prishtina.

Kujtojmë se të gjitha këto ndeshje do të fillojnë nga ora 12:30.