07:13 / E Martë, 06 Prill 2021 / AR

Sot mbahet ceremonia e pranimit të detyrës së presidentes Vjosa Osmani

Sot do të mbahet ceremonia për pranimin e detyrës së presidentes Vjosa Osmani, shkruan Indeksonline.

Kështu për sot janë paraparë edhe disa aktivitete.

Ceremonia e pranimit të detyrës do të fillojë në orën 10:00 me arritjen e Osmanit para ndërtesës së Kuvendit të Kosovës për ta mbyllur në orën 17:00, kur do të presë komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant, Rahman Rama dhe gjeneralë të tjerë.

Po ashtu, gjatë ditës së parë si presidente, Osmani do të presë edhe xhudistët kampionë nga Peja.

AGJENDA e pranimit të detyrës nga Presidentja (6 PRILL 2021)

10:00Arritja e Presidentes së Repubikës së Kosovës, Sh.S. Vjosa Osmani Sadriu Lokacioni: Përballë Kuvendit të Republikës së Kosovës (Hyrja e parë, Sheshi Ibrahim Rugova) 
10:00 – 11:00Ceremonia e revistës së trupave të Togut Ceremonial të Forcës së Sigurisë së Kosovës 
11:00 – 11:30Presidentja e Republikës së Kosovës, Sh.S. Vjosa Osmani Sadriu, pret në takim ekipin e xhudistëve kampionë Lokacioni: Kabineti i Presidentes së Republikës së Kosovës, C-101 
11:30 – 12:00Presidentja e Republikës së Kosovës, Sh.S. Vjosa Osmani Sadriu, pret në takim nxënësit e Institutit ATOMI Lokacioni: Kabineti i Presidentes së Republikës së Kosovës, C-101 
12:45Presidentja e Republikës së Kosovës, Sh.S. Vjosa Osmani Sadriu, e shoqëruar nga Ministri i Shëndetësisë, z. Arben Vitia, viziton Qendrën e Vaksinimit në Prishtinë Lokacioni: Salla “1 Tetori”, Prishtinë 
13:15Presidentja e Republikës së Kosovës, Sh.S. Vjosa Osmani Sadriu, bënë homazhe te Varri i Presidentit Ibrahim Rugova Lokacioni: Varri i Presidentit Ibrahim Rugova, Velani, Prishtinë
13:30Presidentja e Republikës së Kosovës, Sh.S. Vjosa Osmani Sadriu, vendosë buqetë me lule tek Memoriali për nder të të pagjeturve të Kosovës Lokacioni: Oborri i Kuvendit të Republikës së Kosovës (Hyrja e parë, Sheshi Ibrahim Rugova)
13:40Presidentja e Republikës së Kosovës, Sh.S. Vjosa Osmani Sadriu, vendosë buqetë me lule tek Monumenti “Heroinat” Lokacioni: Sheshi i heroinave, Prishtinë 
14:30Presidentja e Republikës së Kosovës, Sh.S. Vjosa Osmani Sadriu, bënë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”Lokacioni: Prekaz, Skenderaj 
17:00Presidentja e Republikës së Kosovës, Sh.S. Vjosa Osmani Sadriu, pret në takim Komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës,  gjenerallejtënant Rrahman Rama dhe gjeneralët e FSK-sëLokacioni: Kabineti i Presidentes së Republikës së Kosovës, C-101