08:05 / E Premte, 27 Janar 2023 / L K

Sot mblidhet Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere

Sot do të mblidhet Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere ku rendë ditë do të jenë:

1.    Miratimi  i rendit të ditës;

2.    Miratimi i raportit vjetor të punës së Komisionit për vitin 2022;

3.    Shqyrtimi i Raportit me Amendamente i komisionit funksional për Projektligjin nr.08/L-121 për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme;

4.    Raportimi i Ministrit të Financave Punës dhe Transfereve z. Hekuran Murati, Temë diskutim do të jetë: “ Rritja e vlerës së faturave të tatimit në pronë”;

5.    Të ndryshme.

Komisioni do të mbahet në Kuvendin e Kosovës, duke filluar prej orës 10:00, transmeton IndeksOnline.