08:48 / E Diele, 10 Dhjetor 2023 / Gj. Sh

Sot mbyllet java e 12-të e Superligës, dy ndeshje interesante në program

Sot mbyllet java e 12-të e PrinceCaffe Superligës së Basketbollit të Kosovës.

Në program për ditën e sotme janë dy ndeshje mjaftë interesante, shkruan IndeksOnline.

Kampioni në fuqi, Peja do të jetë mysafire e Istogut.

Ndeshja zhvillohrt në palestrën ”Karagaqi” në Pejë, më fillim nga ora 17:00.

Peja ka tetë fitore e tri humbje deri më tani dhe renditet në vendin e tretë, kurse Istogu është e fundit në tabelë, me vetëm një fitore e 10 humbje,

Ndeshja tjetër zhvillohet në palestrën “Minatori” në Mitrovicë, mes Trepçës dhe Proton Cable Prizrenit.

Mitrovicasit janë liderë në Superligë me nëntë fitore e dy humbje, kurse prirneasit kanë katër fitore e shtatë humbje.

Kjo ndeshje zhvillohet nga ora 19:00./IndeksOnline/