75 Mall Live Search
08:42 / E Mërkurë, 18 Mars 2026 / Gj Sh

Sot mbyllet java e 25-të e Superligës, tri ndeshje në program

Sot zhvillohen tri ndeshjet e fundit të javës së 25-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Kampioni në fuqi, Drita do të jetë nikoqire e Dukagjinit, shkruan IndeksOnline.

Lideri aktual i tabelës, Ballkani do të luajë si mysafire e Prishtinës së re.

Një përballje tjetër interesante do të jetë ajo mes Llapit dhe Gjilanit.

Të tri këto ndeshje nisin nga ora 13:00./IndeksOnline/