14:41 / E Enjte, 13 Gusht 2020 / indeksADMonline

Sot më shumë të shëruar, se sa pozitiv me COVID 19, ja sa pritet të jenë shifrat e 24 orëve

Brenda pak minutave, IKSHPK pritet të publikojë të dhënat me COVID 19 në 24 orët e fundit në vend.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se numri i rasteve pozitive në Kosovë është më i ulët se 200.

Lajm i mirë është se numri i personave të shëruar në 24 orët e fundit e ka kaluar shifrën e 200 personave.

Poashtu, rënie të lehtë ka edhe në numrin e të vdekurve që nuk kap shifrat dyshifrore./Indeksonline/