07:41 / E Mërkurë, 01 Mars 2023 / MSH

Sot mot i vranët dhe me shi

Moti për ditën e mërkurë parashihet të jetë i vranët dhe herë-herë me riga shiu, kurse në viset e larta, shi me borë.

Temperaturat maksimale do të jenë deri 7 gradë Celsius, kurse minimalja do të zbresë në 0 gradë Celsius, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Po ashtu parashihet të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-11 m/s, ndërsa në pjesën veriore të Dukagjinit, konkretisht në Istog me rrethinë, shpejtësia e erës parashihet të jetë mbi 15m/s.