07:40 / E Hënë, 30 Janar 2023 / MSH

Sot mot i vranët, fundi i javës me fjolla bore

Sot në vendin tonë pritet të mbajë mot i vranët dhe me intervale të shkurta me diell.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të sillen ndërmjet 3 dhe 5 gradë Celsius.

“Gjatë kësaj jave nuk parashihen reshje të intensitetit të lartë, por vetëm riga dhe fjolla të dobëta bore”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.