07:25 / E Hënë, 29 Nëntor 2021 / MSH

Sot mot i vranët, priten reshje bore

Kjo javë do të fillojë me reshje bore e ulje temperaturash.

Sipas Prishtina Weather, sonte mbrëma (e hënë) pritet të ketë reshje bore dhe erëra të forta gjatë natës. Ndërkaq dita do të shoqërohet me vranësira dhe shi.

Këto reshje bore mund të vazhdojnë edhe nesër në mëngjes në disa vende.

Temperatura më e ulët e ditës do të jetë 5 gradë Celsius, ndërkaq më e larta do të arrijë në 9 gradë.

Mot i tillë pritet të mbizotërojë gjatë tërë javës.

Temepratura më e ulët do të shënohet të mërkurën, -3 gradë Celsius, ndërsa më e larta të premtën, 10 gradë./Indeksonline/