08:40 / E Diele, 17 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Sot ndeshja historike në Prishtinë, Kosova kundër shpikësve të futbollit

Ndonëse pa gjasa për kualifikim, kosovarët po e presin me padurim ndeshjen Kosovë – Angli që zhvillohet sot me fillim nga ora 18:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Mikpritja që iu bë lojtarëve dhe tifozëve ka qenë thjesht e mrekullueshme dhe një atmosferë e tillë pritet të jetë edhe në stadium, shkruan Indeksonline.

“Dardanët”, pa gjasa për kualifikim do të përballen me Anglinë tashmë të kualifikuar në Kampionatin Botëror.

Kosova do ta ketë edhe një mundësi të fundit përmes Ligës së Kombeve, ndeshje të cilat luhen në mars të vitit të ardhshëm./Indeksonline/