Sot ndeshjet e para gjysmëfinale të Kupës së Kosovës
Sot zhvillohen dy ndeshjet e para gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.
Në stadiumin ”Zahir Pajaziti” në Podujevë, skuadra e Llapit do të jetë nikoqire e Ferizajit, shkruan IndeksOnline.
Llapi do të synojë edhe këtë vit të arrijë finalen duke shpresuar ta fitojë kupën dhe të dalë në garat evropiane për sezonin e ardhshëm.
Përballja tjetër zhvillohet mes Ballkanit dhe Dukagjinit.
Të dyja ndeshjet nisin nga ora 15:00./IndeksOnlin/


