12:33 / E Premte, 27 Mars 2020 / indeksADMonline

Sot në pritje të një lajmi të mirë- 17 mjekët e infermierët e vetizoluar të Vitisë

Në ditën e 15 të qëndrimit  në vetizolim, drejtoresha e Qendrës së Mjekësisë Familjare në Viti, Vjollca Kadolli për IndeksOnline, ka treguar se janë duke pritur që  sot për të dytën herë me radhë të testohen nëse janë të prekur nga virusi Covid-19.

Drejtoresha Kadolli, tregoj se  brenda dy orësh pritet që të vijnë ekipi i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik për tua marrë mostrat, e pastaj tek në mbrëmje të dalin me rezultatet.

“Po, ne jemi në pritje pasi që biseduam me ta, që brenda një ore e gjysmë apo dy të vijnë dhe të na marrin analizat sërish. Kjo është herë e dytë, por meqë rregullat e OBSH-së janë të tilla, duhet prapë ta bëjmë dhe një test”, tha ajo për IndeksOnline.

Doktoresha Kadolli, tregoj se ata po vazhdojnë të qëndrojnë në shtëpi private, të vetizoluar, ndërsa kontaktet janë të vazhdueshme me IKSHP-në.

Ndërsa gjendja e të 17 persona, duke përfshirë këtu doktor e infermier, sipas saj është e mirë dhe deri më tani nuk kanë pasur as edhe një shenj të vetme se mund të jenë të prekur nga Covid-19.

“Gjendja jonë është  e mirë, askush nga ne nuk kemi ndonjë simptomë,por rregullat janë të tilla dhe ne po i zbatojmë. Po presim që rezultatet të jenë negative dhe shpejtë të dalim nga ky vetizolim, tani kur iu duhemi më së shumti popullit tonë”, tha Kadolli.

Ndryshe, në Kosovë pas shtatë rasteve të konfirmuara natën e mbrëmshme, numri i të prekurve me Covid-19 kap shifrën 86./IndeksOnline/