14:51 / E Diele, 12 Korrik 2020 / indeksADMonline

Sot nuk ka vend për dyshime, 11 kamera në ndeshjen Prishtina – Drita

Sot do të luhet një ndër ndeshjet vendimtare për titullin e kampionit në Superligën e Kosovës, ndërmjet Prishtinës dhe Dritës.

Rëndësia e ndeshjes ka bërë që edhe transmetues të ndërrojë standardin e transmetimit, dhe kjo ndeshje do të transmetohet në SuperSport me 11 kamera, trnameton IndeksOnline.

Një gjë të tillë e ka bërë të ditur, vet gazetari i SuperSport Kosova Arlind Sadiku nëpërmjet një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook.

“UEFA realizon çdo ndeshje te Kosoves me 11 kamera. Sot, Digitalb ne bashkepunim me Pixels bene transmetimin e ndeshjes Prishtina – Drita ne kete format, pra me 11 kamera. Mos mungoni ne spektakel dhe shijojeni profesionalizmin!”, ka shkruar ai.

Ja postimi i plotë