10:35 / E Mërkurë, 05 Shtator 2018 / indeksADMonline

Sot, Përfaqësuesja kosovare mbanë stërvitjen e fundit para nisjes në Azerbajxhan

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll do ta mbajë sot seancën e fundit stërvitore para nisjes në Azerbajxhan.

Djelmoshat e Bernard Challandes do të stërviten sot me fillim nga ora, 11:00 në stadiumin e Prishtinës, ”Fadil Vokrri”.

Futbollistët kosovar zhvilluan dje dy seanca stërvitore për dy ndeshjet e para në Ligën e Kombeve, transmeton IndeksOnline.

Trysnia në lojë ndaj kundërshtarit, bashkëveprimi i reparteve, gjuajtjet e lira dhe ato nga pika e bardhë ishin disa nga elementet e stërvitjes së paradites dhe ato të pasdites.

Atmosfera në skuadër është e mirë dhe kjo i ka dhënë shpresa Challandesit për rezultate pozitive në debutim në Ligën e Kombeve.

Të premten, Kosova do të luajë ndaj Azerbajxhanit në Baku, ndërsa pak ditë më vonë, në Prishtinë, kosovarët presin Ishujt Faroe./IndeksOnline/

Temat: