10:07 / E Hënë, 12 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Sot përfundon “kontrata” e Solarit

Santiago Solari po vazhdon me fitore në krye të Real Madridit pasi zëvendësoi Lopeteguin.

Sipas rregullores së ligës së Spanjës, Solari mund të vazhdojë si trajner i përkohshëm vetëm deri sot, të hënën, por klubi ende nuk ka marrë një vendim zyrtar rreth të ardhmes së tij.

Mbretërit mendohet se do të vazhdojnë kontratën e tij deri në fund të sezonit.

Ish-futbollisti i Realit ka bilanc të plotë, ku në 4 ndeshje i ka të gjitha fitore. /IndeksOnline/