09:34 / E Mërkurë, 25 Gusht 2021 / B O

Sot pritet “dridhje” e tregut të transfereve në futboll, dy superblerje janë afër!

Futbolli evropian pritet të “dridhet” sot nga dy blerje që janë afër. Kylian Mbappe pritet të ketë ditën finale drejt lëvizjes zyrtare te Real Madridi.

Mbrëmë është refuzuar oferta prej 160 milionë eurosh nga PSG, por që madrilenët s’e kanë në plan të ndalen. Në orët në vijim Real Madridi pritet të dorëzojë ofertë prej 200 milionë eurosh për yllin francez, ofertë e cila pritet të pranohet nga gjigantët francez.

Edhe Chelsea është shumë afër marrëveshjes për një blerje të bujshme. Jules Kounde pritet të zyrtarizohet te kampionët e Evropës. 70 milionë euro është oferta që Chelsea do ta nis në drejtim të Sevillës, ofertë e cila është e parefuzueshme./Indeksonline/