12:44 / E Enjte, 21 Korrik 2022 / AR

Sot publikohen tri bashkëpunime që do ta “dridhin” tregun muzikor

Ditën e sotme artistët shqiptar kanë vendosur ta “godasin” me këngë të reja.

Tregu muzikor pritet të pasurohet edhe me tri bashkëpunime, krijime e klipe të veçanta.

Bashkëpunimi i parë që do të publikohet ditën e sotme është ai mes Yll Limanit dhe Ledri Vula.

Dyshja kanë zbuluar se ora e publikimit të këngës “Tonat” është në 18:00.

Getoar Selimi duke ndarë pak nga klipi zbuloi sekretin. Ai tregoi që ditën e sotme do të lansohet kënga “Kavalli” të cilën po e sjell në bashkëpunim me Onat e Cozman.

Dhurata Dora zbuloi bashkëpunimin gjigant. Ajo po vjen në bashkëpunim me reperin gjerman Luciano dhe kënga do të publikohet sonte pas mesnate në ora 23:59./Indeksonline/