Sot seanca dëgjimore për 4 zyrtarët e arrestuar të Kadastrës dhe Arkivit

Katër të dyshuarit e arrestuar mbi dyshimin për përfshirje në veprimtari të kundërligjshme, punonjës së Agjencisë së Kadastrave dhe Arkivit të Kosovës, sot dalin para gjykate.
Ka nisur të mbahet seanca dëgjimore, teksa ata u arrestuan dy ditë më parë.
Seanca po mbahet pa praninë e mediave.
Prokuroria Themelore në Prishtinë në koordinim me Policinë e Kosovës kishe realizuar bastisje në këto dy institucione, në Prishtinë si edhe në Shtime e Ferizaj. Aksioni kishte rezultuar me arrestimin e këtyre katër zyrtarëve.