75 Mall Live Search
08:09 / E Premte, 11 Korrik 2025 / G T

Shënohet sot 30-vjetori i gjenocidit në Srebrenicë

Në Srebrenicë sot më 11 korrik do të shënohet 30-vjetori i gjenocidit, që u krye nga forcat serbe në Bosnjë e Hercegovinë.

Për herë të parë vitin e kaluar 11 korriku u shënua si Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë në selinë e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, pasi kjo organizatë miratoi një rezolutë për Srebrenicën, më 23 maj.

Krimi në Srebrenicë më 2007 nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë u njoh si gjenocid i kryer nga Ushtria e Republikës Serbe. Srebrenica në korrik të vitit 1995 ishte zonë e mbrojtur e OKB-së.

Gjykata e njëjtë gjeti Serbinë fajtore për mosparandalimin e gjenocidit. Gjykata po ashtu tha se Serbia ka shkelur obligimin për të ndëshkuar kryesit e gjenocidit.

Para këtij vendimi, disa gjykata kanë dënuar me shumë se 50 persona me mbi 700 vjet burgim për gjenocid dhe krime lufte në Srebrenicë.

Në mesin e tyre janë edhe ish-presidenti i Republikës Serbe, Radovan Karaxhiq, dhe komandanti i përgjithshëm i ushtrisë së atëhershme serbe, Ratko Mlladiq.

Të dytë janë dënuar me burgim të përjetshëm./Indeksonline/