10:39 / E Enjte, 09 Maj 2024 / mp

Sot shënohet 9 Maji, Dita e Fitores ndaj Fashizmit

Sot festohet Dita e Fitores ndaj Fashizmin në kujtim të 9 majit 1945, kur kapitullimi i pakushtëzuar i Gjermanisë i dha fund Luftës së Dytë Botërore në Evropë.

Kapitullimin e pakushtëzuar të Gjermanisë e nënshkroi në Berlin pak pas mesnate feldmarshalli gjerman Wilhelm Keitel, në emër të Aleatëve Perëndimorë e nënshkroi gjenerali i Forcave Ajrore Britanike Arthur Tedder dhe në emër të Bashkimit Sovjetik marshalli Georgy Zhukov.

Kjo i dha fund zyrtarisht Luftës së Dytë Botërore në Evropë, por mbetjet e trupave gjermane dhe aleatëve të tyre vazhduan të rezistonin për disa ditë.

Data që përfaqëson përfundimin përfundimtar të Luftës së Dytë Botërore është 2 shtatori, kur Japonia nënshkroi kapitullimin në luftanijen amerikane “Missouri” në Gjirin e Tokios pas hedhjes së bombave atomike në Hiroshima dhe Nagasaki.

Në një luftë që zgjati pak më pak se gjashtë vjet, u përfshinë 61 vende dhe rreth 110,000,000 ushtarë.

Vlerësimet flasin për 50 deri në 80 milionë të vdekur, mes tyre 38 deri në 55 milionë civilë.