09:38 / E Martë, 23 Gusht 2022 / AR

Sot s’ka takim mes Kurtit dhe Escobar

I dërguari i SHBA-së për Ballkanin, Gabriel Escobar, do të jetë sot në Kosovë.

Ai do të takohet për darkë me opozitën, mirëpo me kryeministrin Albin Kurti sot nuk do të takohet.

Kështu ka bërë të ditur për Indeksonline zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.

“Nuk ka takim të paraparë për sot”, thotë Kryeziu.