17:10 / E Premte, 12 Gusht 2022 / Gj. Sh

Sot starton La Liga, këto janë ndeshjet e xhiros së parë dhe favoritet kryesor për titull

Ditën e sotme fillon sezoni i ri i kapionatit të futbollit të Spanjës, i njohur si La Liga.

Ndeshja hapëse do të jetë ajo mes Osasunës dhe Sevillas, e cila do të nis më fillim nga ora 20:00 shkruan IndeksOnline.

Kampioni në fuqi ndeshjen e parë do ta luaj si mysafirë i Almerisa në ndeshjen e cila do të luaj ditën e diel në ora 22:00.

Barcelona të shtunen e pret skuadrën e Rayo Vallecanos ndërsa Atletiko Madridi do të jetë mysafir i Getafes.

Ndeshjet tjera të xhiros së parë për edicionin 2022-2023 janë:

Cellta Vigo-Espanyol,

Valladolid-Villareal,

Cadiz-Real Sociedad,

Valencia-Girona.

Atletico Bilbao-Mallorca dhe

Betis-Elche.

Kush janë favoritët për sezonin e 2022-2023:

Kampioni aktual, Real Madrid, padyshim që është favoriti kryesor për ta fituar përsërri La Ligën, e këtë më së miri e treguan në mesjavën që lam pas ku fituan Superkupën e Evropës duke e mposhtur Eintracht Frankfurtin me rezultat 2-0.

Një favorit tjetër është skuadra e Barcelonës, e cila është forcuar dukshëm gjatë afatit kalimtar veror duke transferuar futbollistët si Lewandowski, Kessie, Raphinha, Christiansen e Kounde.

Në këtë sezon nuk duhet lenë anash asesi as skuadrën e Atletiko Madridit, e cila është njëra nga favoritet kryesore për ta fituar titullin e La Ligës. Skuadra e udhëhequr nga Simeone ka një grup të mirë të futbollistëve e cilësin e ka shtuar edhe rikthimi i Alvaro Moratas./IndeksOnline/