19:32 / E Martë, 22 Tetor 2019

Sot starton NBA, liga më e fort në Basketboll

National Basketball Association (NBA) është liga amerikane e basketbollit, dhe shquhet si arena më e lartë e profesionalizmit basketbollistik.

Ndërsa sonte në ora 2 pas mesnate me kohën tonë lokale ky kompeticion fillon në shtëpinë e kampionit në Toronto të Kanadasë.

Raptors presin New Orleans Pelicans për të filluar kampanjën e mbrojtës së titullit.

Toronto Raptors ishte ekipi i parë kanadez në histori të NBA-së që kurorëzohet me unazën e artë./Indeksonline/