11:10 / E Martë, 26 Maj 2020 / indeksADMonline

Sot sytë ka Gjermania, dy titanë përballë njëri tjetrit, dhe Rashica “ëmbëlsira” e mbrëmjes

Sytë e adhuruesve të futbollit sot janë ka Gjermania. Borusia Dortmund-Bayern Munchen është përballja e madhe gjermane.

Dy skuadrat rivale për titull pritet të sqarojnë shumëçka nga dilema për kampionin e Bundesligës.

Në rast fitoreje, Dortmund do të afrohej në vetëm një pikë afër Bayernit dhe drama e titullit do të ishte prezente deri në ndeshjen e fundit.

Kjo do të jetë një superpërballje e dy sulmuesve më në formë në Evropë, Lewandowski e Haaland.

Nga ora 20:30 shqiptarët kudo kanë rastin të shohin Milot Rashicën. Futbollisti kosovar do të tentojë rikthimin te goli në përballjen ndaj Borusia Monchengladbach./Indeksonline/