13:10 / E Mërkurë, 15 Nëntor 2023 / MSH

Sot takohen Biden dhe Jinping

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, do të takohet sot me homologun kinez, Xi Jinping.

Takimi do të mbahet në Kaliforni, teksa BBC raporton se nuk do të mungojnë tema të ndërlikuara për t’u diskutuar.

Dyshja do të flasë për tregtinë, luftën në Lindjen e Mesme e Tajvanin, transmeton Indeksonline.

Dy liderët, të cilët do të takohen në margjinat e një samiti të liderëve të Azisë dhe Paqësorit, folën për herë të fundit një vit më parë.

Tensionet në marrëdhënien e tyre janë rritur pas rrëzimit të një balone spiune kineze në brigjet e Karolinës së Jugut.