07:38 / E Premte, 11 Tetor 2019 / indeksADMonline

Sot takohen ekipet e LVV dhe LDK

Ekipet e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, sot do të takohen për t’u dakorduar për programin qeverisës.

Kështu ka deklaruar Vjosa Osmani e LDK-së, e cila nuk ka dhënë detaje për kohën dhe vendin e takimit, megjithatë, ka shtuar se vetëm Lëvizjen Vetëvendosje e shohin si partner që mund të qeverisin, megjithatë, ka thënë se fillimisht duhet mirëbesimi nga të dy subjektet.