20:58 / E Hënë, 08 Gusht 2022 / AR

“Sot të gjithë shqiptarët janë prindërit e Jonadës”, i afërmi i 7-vjeçares prek me fjalët para Ministrisë së Brendshme

Protestës së qytetarëve para Ministrisë së Brendshme pas ngjarjes në plazhin e Potamit në Himarë, i janë bashkuar edhe të afërm të 7-vjeçares Jonada Avdia, e cila u vra nga skafi i drejtuar nga polici Arjan Tase.

Një kushëri i Jonadës ndërsa mori fjalën para protestuesve tha se Jonada para ngjarjes kishte dy prindër, ndërsa sot të gjithë shqiptarët janë prindërit e saj, duke ju referuar qëndrimeve që qytetarët mbajtën pas ngjarjes së rëndë.

“Jonada kishte dy prindër, në fakt ajo i ka ende dy prindër, por pas asaj që ndodhi sot të gjithë shqiptarët janë prindërit e Jonadës”, u shpreh kushëriri.