08:29 / E Diele, 13 Nëntor 2022 / Gj. Sh

Sot tre ndeshje interesante në Superligën e Kosovës, vëmendja në Podujevë

Sot në AlbiMall Superligën e Kosovës zhvillohen tre ndeshje interasante, të cilat janë të vlefshme për javën e 17-të.

Vëmendja krysore do të jetë në qytetin e Podujevës, ku Llapi do të jetë nikoqire e Gjilanit, shkruan IndeksOnline.

Kampioni në fuqi i Kosovës, Ballkani do të luaj në shtëpi kundër Ferizajit.

Ndeshja tjetër zhvillohet në Gjilan, ku Drita do të jetë nikoqire e skuadrës së Malishevës.

Të tri këto duele do të nisin nga ora 13:00./IndeksOnline/