08:23 / E Shtunë, 09 Dhjetor 2023 / Gj. Sh

Sot tri ndeshje interesante në Superligën e Kosovës, vëmendja në Podujevë

Sot do të zhvillohen tri ndeshje tepër interesante në futbollin kosovar.

Ndeshjet janë të vlefshme për javën e 17-të të AlbiMall Superligës së Kosovës, shkruan IndeksOnline.

Vëmendja kryesore do të jetë në stadiumin ”Zahir Pajaziti” në Podujevë, ku Llapi do të luaj kundër Ballkanit.

Kampioni në fuqi, Ballkani edhe këtë sezon po dominon në futbollin kosovar dhe është lidere e tabelës me 38 pikë, 10 më shumë se Llapi që renditet në vendin e tretë, me pikë të barabarta me Dritën.

Në stadiumin e Kampit Nacional në Hajvali, Prishtina do të jetë nikoqire e Fushë Kosovës.

Bardheklaltërit aktualisht kanë 22 pikë dhe renditen në vendin e pestë, ndërsa Fushë Kosova është e parafundit në tabelë me 10 pikë.

Ndeshja e fundit zhvillohet mes Malishevës dhe Lirisë.

Skuadra vendase renditet në vendin e katërt në tabelë me 23pikë, në anën tjetër, Prizrenasit kanë grumbulluar 9 pikë deri më tani dhe janë në pozitën e fundit.

Të tri këto takime zhvillohen më fillim nga ora 13:00./IndeksOnline/