08:01 / E Martë, 13 Qershor 2023 / AR

Sot tryeza e katërt e sportit, Kurti mban fjalim

Sot do të organizohet Tryeza e katërt e Sportit, e cila grumbullon krerët dhe vendimmarrësit e sportit në vendin tonë.

Tryeza e Sportit do të mbahet Parkun e Inovacionit dhe Trajnimeve (ITP) në Prizren, duke filluar nga ora 10:00, ku do të marrin pjesë edhe Ministri Hajrulla Çeku dhe Kryetari i KOK-ut, Ismet Krasniqi.

Ndërkaq, në 13:45, një fjalë përshëndetëse në Tryezën e Sportit, do të mbajë edhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Për detaje, referojuni agjendës së bashkëngjitur.