10:14 / E Enjte, 11 Tetor 2018 / indeksADMonline

Sot varroset 11 vjeçari që u godit nga autobusi në Mitrovicë

Një aksident trafiku ka ndodhur ditën e djeshme në Mitrovicë, ku ka ndërruar jetë një fëmijë i moshës 11 vjeçare.

Kurse sot familjarët e të ndjerit kanë dhënë detaje rreth ceremonisë së varrimit, ku njoftohet se varrimi i tij do të bëhet sot rreth orës 16:00 në varrezat e qytetit në Shipol.

Ndryshe, viktima ishte goditur nga autobusi në një rrugë lokale në fshatin Lushtë të Mitrovicës./Indeksonline/